E zyrtarizon KQZ, Bulliqi fitues në Podujevë e Radojeviq në Mitrovicë të Veriut

0
11

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Rezultatet përfundimtare i ka dhënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Shpejtim Bulliqi ka fituar në Podujevë me 51.9 për qind të votave.

Milan Radojeviq ka fituar në Mitrovicën e Veriut me 89.5 për qind të votave.

“Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve janë: Në Podujevë fiton kandidati Shpejtim Bulliqi i VV me 51.9%, PDK me Naim Fetahun ka marrë 12.3%, LDK me Nexhmi Rudarin ka marrë 35.8%. Në Mitrovicë të Veriut, LVV me Erden Atiq ka marrur 4.0 %, DushanMillunoviq i pavarur ka marrur 2.9%, Lista Serbe me Radojeviq ka marrë 89.55%, PDK me Florent Azemin me 3.6 %. Këto janë rezultatet përfundimtare”, deklaroi Daka në konferencë për media.