7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Së shpejti do të organizojmë tryezën e partive politike për çështjen e presidentit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejt do të organizohet tryeza me partitë politike për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese, unë besoj që shumë shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e tyre për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”, u shpreh Hoti para gazetarëve.

I pyetur rreth çështjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi, Hoti shtoi se do ta pranojnë çfarëdo vendimi që merret për këtë rast.

“Çfarëdo vendimi që vjen prej Gjykatës ne do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendimi”, u shpreh Hoti.

Kryeministri u pyet edhe për qëndrimet e AAK-së dhe PDK-së sa i përket çështjes së presidentit, ku dihet se AAK tashmë si propozim ka kryetarin e partisë Ramush Haradinaj për postin e presidentit.

“Secila prej partive ka qëndrime të caktuara dhe ne ende nuk jemi ulur në tryezë të partive politike për të parë se a ka vullnet që të zgjidhet një president dhe nëse ka vullnet cilat janë propozimet e tyre. Ne e dimë propozimin e AAK-së, dhe tash po duket edhe të PDK-së, dhe tash në ditët e ardhshme organizohet kjo tryezë”, tha Hoti.

Ai shtoi se është vështirë të thuhet nëse zgjidhja e vetme janë zgjedhjet në këtë situatë, pasi që sipas tij zgjidhjet mund të gjenden vetëm në tryezën e partive politike.

“Është vështirë të them sepse ne vetëm në tryezë mund ti gjejmë ato zgjidhje dhe besoj që në ditët e ardhshme mund të japim përgjigje”, tha Hoti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles