2.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i LVV-së Hekuran Murati thotë se Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti

Deputeti i LVV-së Hekuran Murati, ka thënë se deputeti Etem Arifi, nuk kishte marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti.

Këtë e tha Murati në një shkrim në Facebook.

“Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votuar Qeveria Kurti”.

“Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.

Të akuzuarit janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro.

Sipas aktakuzës, Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro.

Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles