17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Miftaraj: EULEX 2009-2015 ka qenë i përfshirë në korrupsion, keq përdorim e lidhje të forta me politikën dhe grupe të interesit

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se EULEX-i 2020-tës nuk duhet t’i dal në mbrojtje EULEX-it 2009-2015.

Miftaraj në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se EULEX 2009-2015 ka qenë i përfshirë në korrupsion, keq përdorim, keq administrim, keq menaxhim, lidhje të forta me politikën dhe grupe të interesit.

Ai po ashtu ka thënë se shefi i tanishëm i EULEX do të duhej të sillej në Kosovë menjëherë pas pavarësisë.

“Sot e kemi sundimin e ligjit ku e kemi mu për shkak të EULEX 2009-2015. Shefi i tanishëm i EULEX do të duhej të sillej në Kosovë menjëherë pas pavarësisë dhe jam i sigurtë se nuk do ndodhnin aferat korruptive. EULEX i Meuccit ka emëruar Kryeprokuror, ka ndikuar në raste mu hap e mu mbyll.  Këtë e dinë shumë mirë Zyra e BE-së në Kosovë.  Po si nuk ka vullnet politik në institucionet e Republikës së Kosovës s’do ketë vullnet as në Bruksel mu zbardh e vërteta e EULEX 2009-2015, sepse skandali EULEX do të vihet në pah miliarda euro të taksa paguesve evropian të hudhura në baltë dhe paga marramendëse të stafit ndërkombëtar, që në fund po del se kanë investuar në korrupsion e jo në sundim të ligjit. Jo rastësisht s’kemi liberalizim të vizave, jemi të fundit në Ballkan për integrime evropiane”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles