17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

Letrën e sotme të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti, njohësit politikë po e konsiderojnë si kundërvirje ndaj Kosovës, por që thonë se institucionet e vendit duhet të ia bëjnë me dije BE-së se do t’i ndalin vizitat e imponuara nën firmën e kompromisit.

Ndërsa kritikojnë BE-në se po i mban anë Serbisë, e po hesht për deklaratat e palës serbe për luftë dhe mos zbulim të varrezave masive.

Lidhur me këtë reagim, drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se politika e jashtme e BE-së po tregohet se është në favor të Serbisë dhe dëm të Kosovës.

“Vazhdimisht ka qenë një politikë e BE-së që më tepër i ka shkuar përshtati Serbisë, e jo Kosovës. Por, tash kohëve të fundit po del të jetë bukur e theksuar. Nëse ditëve të fundit i shohim deklaratat e zyrtarëve të lartë serb, fillimisht presidentit Vuçiq ku flet për luftë, pastaj deklaratat e Daçiqit ku flet se duhet fshehur varrezat masive dhe mos me i bërë publike, madje i akuzon edhe serbët që po i bëjnë një që të tillë dhe nuk kemi reagim të zyrtarëve të BE-së. E në momentin kur nuk lejohet vetëm një vizitë e presidentit Vuçiq me ndodh në Kosovë, kemi një letër që vjen nga BE. Kjo tregon se politika e jashtme e BE-së është goxha e anshme dhe kjo po vërehet se është në favor të Serbisë dhe me dëme të Kosovës”, thotë ai.

Letrën e Lajçakut, Allen Meta nga “D4D” e quan të ashpër, por thotë se kjo është shkas edhe i një qeverie jo stabile që ka Kosova.

“Reagimi i zyrtarëve evropian është goxha i ashpër në deklaratën e fundit të zotëri Lajcak. Besojmë që ka pasur mjaftueshëm mundësi që BE-ja dhe të dy palët realisht të ngrejë vëmendjen më të madhe sa i përket çështjeve të ndryshme. Besojmë që është shumë e rëndësishme që BE-ja të merr një rol tjetër nga që e ka momentalisht deri më tani. Duke marrë parasysh që asnjë palë deri më tani nuk i përmbahen marrëveshjeve të arritura. Mirëpo edhe arsyeja pse më shumë na duket që BE po sulmon Kosovën është edhe kjo mungesa e një qeverie më stabile që do të kishte një kryeministër më stabil që mund t’i kundërvihej një deklarate të tillë”, thotë ai.

Ndërsa, politologu Ramush Tahiri thotë se reagimin e tij Lajçak e ka pasur bazë marrëveshjes për qarkullim të lirë, por duhet t’iu bëhet e qartë atyre dhe palës serbe se vizitat duhet të jetë zyrtare dhe të ndërsjella.

“Është vlerësimi politik kjo që e bënë zotëri Lajçak sepse nxirret në parimin që është nënshkruar marrëveshja për qarkullimin e lirë. Mirëpo marrëveshja nënkupton reciprocitet. Nëse i lejohet kryeministrit të Kosovës, që asnjëherë nuk i është lejuar atëherë mund t’i lejohet edhe zyrtarëve të Serbisë të vizitojnë Kosovën. Por vizita duhet të jetë zyrtare, jo vizitë private. Vizita zyrtare është që të përcillet nga homologu i tij i Kosovës që e vizitojnë vendin. Kosova njëherë e përgjithmonë duhet t’i ndalë këto vizitat e imponuara nën firmën e kompromisit”, u shpreh Tahiri.

Gjatë ditës lidhur me këtë çështje, kryeministri Avdullah Hoti tha se kërkesat për vizita nga zyrtarë serbë do të trajtohen sipas ndjeshmërisë së situatës aktuale nëpër të cilën po kalon vendi.

“Marrëveshjet i respektojmë dhe jemi pro lëvizjes së lire, nuk ka diskutim, ne po punojmë në proces të dialogut qe të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë por nganjëherë disa çështje janë mjaftë të ndjeshme dhe në kontekst të ndjeshmërisë së situatave. Unë kam pranuar letrën nga zoti Lajçak do t’i përgjigjem dhe në fakt jam në komunikim të rregullt me të, por çdo kërkesë për vizitë duhet të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë së situatës nëpër të cilën po kalojmë” tha Hoti.

Javën e kaluar, presidenti serb, Vuçiq tentoi të vizitoi Kosovën, mirëpo iu refuzua leja nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Për këtë arsye, përfaqësuesi special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot i ka kërkuar Kosovës të respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel lidhur me vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë, njofton KP.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles