Deputeti Haxhiu: Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit

0
21

Derisa numri i qytetarëve që preken me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Hashiu, ka dhënë kritika të ashpra për mënyrën e organizimit të luftës kundër kësaj pandemie, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas Haxhiut klinikat me COVID-19 janë shndërruar në vatra të përhapjes se këtij virusi.

“Dhomat e pacientëve të infektuar me coronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vi ndarëse me ambientet e kontaminuara dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat”- ka shkruar Haxhiu.

Ky është shkrimi i plotë i tij në rrjetin social FACEBOOK:

Vërtetë jemi të çuditshëm!Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja.

Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit. Pas më shumë se 8 muaj punë intenzive stafi mjekësor dhe ai mbeshtetës është i stërlodhur.

Ka probleme substanciale organizative, profesionale , shëndetësore dhe të menaxhimit të situatës.

Klinikat me COVID-19 janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së coronavirusit.

Dhomat e pacientëvetë të infektuar me coronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vi ndarëse me ambientet e kontaminuara dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat.

Institucionet siç është p.sh. Kuvendi i Kosovës dhe të tjerët që i kanë vendosur kabinat dezinfektuese në hyrje të objektit le t’i dhurojnë ato për klinikat me COVID-19.Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë.

Të fillojnë punën menjëherë specializantët e pranuar në mënyrë vullnetare deri me 31.12.2020 dhe me pasë me pagesë nga viti i ardhshëm.

Të krijohen ekipet mjekësore profesionale për kujdes dhe trajtim të pacientëve në të gjitha klinikat me COVID-19.

Të punohet urgjentisht në përgaditjen e hapësirave për pranim të numrit edhe me të madh të pacientëve të mundshëm.Ju lutem të keni kujdes sepse situata është në limitet e kapciteteve shëndetësore dhe humane,është buzë kolapsit!