Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas raportiti të policisë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:55 në rrugën “Asllan Pushka”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.