16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoti paralajmëron se mund të ketë masa edhe më të ashpra në fund të javës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur për situatën me Covid-19 në Kosovë. Thotë se numri i të infektuarve po vazhdon të jetë i lartë por se në fund të kësaj jave do të rishikohen masat e vendosura nga qeveria.

“Numri është mjaft i lartë. Ditëve të fundit kemi pasur rreth 600 raste të reja pozitive dhe e kemi riorganizuar sistemin tonë shëndetësor’, tha Hoti.

“Kemi rrit kapacitetet shqetësuese dhe po përcjellim të gjitha protokollet e sugjeruara nga organizatat ndërkombëtare’, shtoi ai për televizionin Klan në Maqedoni.

“Nuk e kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në bazë të ligjit që kemi anti-covid kemi ndërmarrë hapa të nevojshëm. Jemi duke përcjellë situatën. Në fund të kësaj jave bëhen dy javë të masave të reja dhe do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të efektit të atyre masave për të konsideruar nëse duhet të shkojmë në masa që janë pak më ekstreme e që nuk janë te lehta realisht por do të detyrohemi ndoshta të marrim masa më të ashpra’, tha Hoti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles