Deputeti Adem Hoxha është larguar nga Grupi parlamentar 6 plus, duke iu bashkuar Grupit Parlamentar të Listës Serbe.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se pas largimit të Hoxhë, grupi 6 plus është shuar, transmeton Telegrafi.
“Deputeti Adem Hoxha është larguar nga grupi 6 plus dhe i bashkangjitet grupit të Listës Serbe. Grupi 6 plus shuhet dhe i humb të drejtat në komisione”, tha ajo.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar. /Telegrafi/