Sulmohet fizikisht një person në Gjakovë

0
49

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:17, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën m/k duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës pas pranimit të tretman mjekësor lirohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/