3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku: Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se ata nuk e kanë njohur dhe nuk do ta njohin Gjykatën Speciale.

Klinaku ka pohuar se të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë.

“Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës. Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë”, ka thënë Klinaku përmes një postimin në Facebook.
Ndryshe, Specialja ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles