Pas kalimit të Mitrovicës në zonën e verdhë, ja deri në cilën orë mund të punojnë kafiteritë dhe bizneset tjera

0
39

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar komunën e Mitrovicës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Zemaj dhe Bahtiri kanë diskutuar për situatën e përgjithshme epidemiologjike që po kalon vendi dhe komuna e Mitrovicës.

Po ashtu është vendosur që komuna e Mitrovicës të largohe nga zona e kuqe si komunë me rrezikshmëri të lartë me COVID-19 në zonën e verdhë, që llogaritet si zonë me rrezikshmëri mesatare.

Pas këtij vendimi edhe masat për komunën e Mitrovicës ndryshojnë nga komunat tjera.

Pra sipas vendimit të qeverisë së Kosovës masat që vlejn

Pra sipas vendimit të qeverisë së Kosovës masat që vlejnë për zonat e verdha, ku është edhe Mitrovica, përfshijnë mbylljen e gastronomisë dhe hotelerisë nga ora 18:00, kurse pas kësaj kohe vetëm ‘take away’ ose porosi./Veriu.info/