Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohet një person

0
16

Një person gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetaksident.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, në fshatin Bresalc.

Siç thuhet në raport, si pasojë e vetaksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar edhe vetë drejtuesi i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“I dyshuari m/k derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e vet aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar edhe vetë drejtuesi i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.