8.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, liderët botëror urojnë Joe Bidenin dhe Kamala Harris

Pas fitores së Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, liderët nga vende të ndryshme të botës, kanë uruar dyshen për fitoren kundër rivalit nga radhët e Republikanëve, Donald Trump.

Ndër liderët e parë botëror që ia uroi fitoren Bidenit dhe Harrisit, është kryeministri kanadez Justin Trudeau, e atij i janë bashkuar edhe kryetari i Londrës, Sadiq Khan, Nicola Strugeon nga Skocia, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që numërimi i fletëvotimeve në zgjedhjet presidenciale është duke vazhduar edhe në pesë shtete amerikane, pavarësisht se së fundmi është raportuar se edhe në Nevada ka fituar Biden.

Për të fituar postin e presidentit kandidati duhet të fitojë 270 vota elektorale, ku 6 i mungonin Bidenin që prej tre ditësh. Por sot ka ndryshuar gjithçka, pasi ka arritur të tejkalojë mbi 280 vota elektorale.

Në anën tjetër Donald Trump nuk është duke pranuar rezultatet dhe zgjedhjen e Joe Bidenit president, duke u zotuar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të “argumentuar” pa rregullsitë në procesin zgjedhor.

Por edhe pse Komisioni Federal i Zgjedhjeve në SHBA ka bërë të ditur se nuk ka fakte për parregullsi apo mashtrim, Trump vazhdimisht ka bërë akuza të rënda duke thënë se po numërohen votat e paligjshme.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles