16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: UÇK-ja nuk ka bërë luftë fetare, feja e shqiptarit është shqiptaria

Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, ka reaguar rreth akuzave të fundit nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara, në të cilat thuhet që kinse UÇK-ja ka vepruar mbi baza etnike e fetare në luftën e saj kundër armikut.

Ai në reagimin e tij ka thënë se UÇK-ja luftoi për lirinë e një populli të cilin makineria vrastare e Beogradit, kishte vendosur ta shfaroste në baza etnike.

“UÇK-ja u ngrit dhe luftoi si përfaqësuese e një  populli të shtypur, të keqtrajtuar, të dhunuar për dekada nga regjimi serb i Sllobodan Milloshevicit. UÇK-ja luftoi për lirinë e një populli të cilin makineria vrastare e Beogradit, kishte vendosur ta shfaroste në baza etnike. UÇK-ja nuk u krijua dhe nuk luftoi kurrë në baza fetare, pavarësisht nga përpjekja për ta ngjyrosur me një akuzë të tillë monstruoze”, ka deklaruar Lekaj.

“Populli i Kosovës u shtyp dhe u dhunua nga falangat e Beogradit jo sepse ishin myslimanë apo katolikë, por sepse ishin dhe janë shqiptarë. UÇK-ja luftoi kundër mizorisë serbe, jo për shkak të fesë së tyre, por sepse ata pushtuan, dhunuan, vranë, dogjën, shkatërruan, dhe e detyruan një popull të kapte armët për t’u vetëmbrojtur”, ka thënë më tutje në reagimin e tij deputeti Lekaj.

Më tej deputeti Lekaj, ka thënë se harmonia ndër-fetare tek shqiptarët është një nga vlerat më të veçanta që askush dhe askund nuk mund ta prekë dhe ta cenojë.

“Harmonia ndër-fetare tek shqiptarët është një nga vlerat më të veçanta që askush dhe askund nuk mund ta prekë dhe ta cenojë. Feja e shqiptarit është Shqiptaria! Kombi ynë jeton dhe ka mbijetuar në shekuj me këtë motiv! Feja jonë është liria, pavarësia, drejtësia, e vërteta, paqja. Unë së pari jam shqiptar, dhe pastaj katolik”, ka shkruar ai.

“Përpjekja për të futur një përçarje të tillë, dhe aq më keq, për të akuzuar UÇK-në dhe njerëzit e saj për keqtrajtime dhe krime mbi baza fetare, siç përmendet në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është e pasaktë, dashakeqe dhe ngjan me propagandën serbe para, gjatë dhe pas luftës”, shtoi ai.

Krejt në fund Lekaj tha se UÇK ishte dhe mbeti një organizim shqiptar kundër operacioneve për shfarosjen e shqiptarëve.

“UÇK ishte dhe mbeti një organizim shqiptar kundër operacioneve për shfarosjen e shqiptarëve, nga regjimi i Milloshevicit dhe atyre që e mbështetën atë. Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që ky organizim i shenjtë që na sjelli lirinë dhe pavarësimin e Kosovës, të njolloset me akuza të tilla të pabaza dhe skandaloze. Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, është ngritur mbi vlera që u formësuan në kohë të vështira kur jeta luftonte me vdekjen, dhe këto vlera janë të paprekshme”, thuhet në reagimin e tij.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles