7.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë të gjitha masat që Qeveria e Kosovës i ka marr për fundjavë kundër koronvirusit

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka ndërmarrur masa të reja kundër koronavirusit.

Shtatë komuna të Kosovës do të jenë në karantinë deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit.

Me poshtë keni të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për fundjavë:

Qeveria e Republikës së Kosovës bazuar në kompetencat e deleguara me Ligjin për luftimin e COVID-19 si dhe Ministri i Shëndetësisë kanë ndërmarrur masa të përgjithshme dhe masat e veçanta anti covid-19.

Masat e përgjithshme janë si në vijim:

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomise (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 dt. 06/11/2020 (e Premte ) deri më dt. 09/11/2020 9 (e Hene) në orën 05:00, përveç:

1.1 furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.
1.2 institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale;
1.3 për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);
1.4 operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit.
2. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

3. Obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës;
4. Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës;
5. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë.

Ndërsa Vendimet për masat e veçanta në shtatë Komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen janë si në vijim:
Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinënë , Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:

1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;
1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);
1.3. operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;
1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;
Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njejtë!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles