16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e Jakup Krasniqit

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas arrestimit të Jakup Krasniqit.

“Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare. Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimit demokratik të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Mustafa ka thënë se “duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale”.

Ndryshe, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar sot nga hetuesit e Speciales.

Avokati i Krasniqit ka bërë të ditur se ata kanë bastisur shtëpinë e tij për rreth dhjetë orë, dhe me pas kanë arrestuar atë.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles