Specialja kthen dosjen ndaj Hashim Thaçit: Kërkon prova shtesë

0
140

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kthyer për plotësimin e dosjes dhe prova shtesë, “hetimin” ndaj Hashim Thaçit.

Lajmin e bëri të ditur gazetarja Linda Karadaku në “ABC e Mëngjesit” në një bisedë me gazetarin Enkel Demi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe 9 ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Mësohet se akuza është zyrtarizuar në 24 prill 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura gjatë kohës së Luftës së Kosovës.

Edhe sot ka vijuar një operacion tjetër nga EULEX në shtëpinë e Jakup Krasniqit ndërsa raportohet se operacione të tjera janë duke u kryer prej të cilave do të ketë edhe arrestime./abcnews.al