8.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Terroristi i Vjenës pozoi me armë para se të kryente sulmin – policia po heton imazhet e mediave sociale

Terroristi i Vjenës pozoi me armë para se të vriste katër vetë në një sulm me të armë natën e kaluar, zyrtarët kanë zbuluar.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, njëzetvjeçari Kujtim Fejzulai postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram përpara sulmit që e tregoi atë me dy nga armët që ai me sa duket përdori, njoftoi Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer.

Ndërkohë siç shkruan Daily Mail, Fejzulai filloi sulmin e tij në orën 20:00 pranë një sinagoge, i armatosur me një pushkë automatike, pistoletë dhe hanxhar.

Islamisti shkoi përmes rrugës, i veshur me një rrip eksplozivi të rremë dhe plagosi 22 persona, para se të ‘neutralizohej’.


Një imazh qarkulloi gjerësisht në mediat sociale që pretendon të jetë vrasësi, por që nuk është verifikuar në mënyrë të qartë nga zyrtarët austriakë

Ai u qëllua për vdekje nga policia në orën 20:09.

Fejzulai vrau një burrë dhe grua të moshuar, një kalimtar të ri mashkull dhe një kameriere.

Ndërkohë bëhet e ditur se një oficer policie 28-vjeçar u qëllua por thuhet se ishte në një gjendje të qëndrueshme, ndërsa shtatë civilë që u plagosën u tha se ishin në një gjendje kritike, të rrezikshme për jetën.

Policia austriake ka arrestuar 14 persona në bastisjet e lidhura me sulmin vdekjeprurës dhe nuk ka gjetur asnjë provë se një qitës i dytë ishte i përfshirë, tha ministri i Brendshëm, Karl Nehammer të martën.

“Ka pasur 18 bastisje në Vjenë dhe Austrinë e Poshtme dhe 14 persona janë arrestuar”, ka thënë Nehammer një konference për shtyp.

Fejzulai ishte burgosur në prill të vitit 2019 për përpjekjen për t’u bashkuar me Shtetin Islamik por atij iu dha lirimi i parakohshëm në dhjetor sipas ligjit për të miturit sepse ai ishte 19 vjeç në atë kohë.

Sipas një raporti ai nuk u vlerësua si i aftë të kryejë ndonjë sulm.

Fejzulai lindi dhe u rrit në Vjenë dhe ishte një nga 90 radikalët islamikë austriakë të njohur nga inteligjenca sepse ata dëshironin të udhëtonin në Siri, shkroi një redaktor i gazetës kombëtare këtë mëngjes.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles