Zemaj përplaset me gazetaren: A je tu e ditë çfarë po flet, kërko falje

0
66

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke folur për gjendjen epidemiologjike në Kosovë dhe rritjen e rasteve ditëve të fundit, është përplasur me gazetarët në studio.

Xheneta Asllani, gazetare e shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se në QKUK, ka pasur vdekje për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë trajtimit të pacientëve me Covid-19.

Por ndaj këtij pretendimit ka qenë i ashpër ministri Zemaj, i cili i ka kërkuar Asllanit të kërkojë falje sepse nuk po e dinë çfarë po flet.

“A je ka e dinë çfarë po flet, nuk ka vdekur askush nga mungesa e oksigjenit, këto janë shpifje, kërkoni fjale sepse ai personel shëndetësor po denigrohet dhe dikush ish dashtë me shku në burg nëse ishte evidentuar diçka e tillë”, ka thënë Zemaj.

Ka probleme me oksigjen, ka dëshmie të tilla ka thënë me këmbëngulje gazetarja Asllani.

“Mjekimi intensivë ka probleme me trajtim, unë e ngrita dyshimin se mund të ketë probleme tek furnizimin me oksigjen” ka thënë Asllani

“Ka pasur pacient të cilët kanë pasur problem për mjekime intensive qendrorë, nuk kanë pasur shtretër për trajtim pas operimit”, tha tutje Asllani.