Identifikohet personi që e kërcënoi Dritan Abazoviqin, po kërkohet nga Interpoli

0
33

Dritan Abazoviç udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA) është kërcënuar me jetë nëse bashkëpunon me “çetnikët”, për krijimin e qeverisë malazeze.

Personi i dyshuar është një 69-vjeçar nga Rozhaja, i cili jeton në Suedi.

Për këtë arsye, policia malazeze ka kërkuar ndihmën e Interpolit.

Përmes komenteve në Facebook dyshohet se R.SH, më 10 shtator, i tha Abazoviçit se do të masakrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çetnikët”.

Kjo çështje, sipas policisë, po trajtohet nga Prokuroria e Ulqinit.

Për shkak të një sërë kërcënimesh, më 3 shtator, URA kërkoi një vlerësim urgjent të sigurisë së udhëheqësit, Dritan Abazoviç dhe pronës së tij nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi dhe Drejtoria e Policisë.