8.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri i reagon Brnabiqit: Kosova kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia, atë e ruan populli i saj dhe gjaku i dëshmorëve

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka reaguar ndaj betimit të anëtarëve të kabinetit të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

Gjatë betimit të tyre në tekstin që e lexuan ministrat serb, thuhej se do të përkushtohen për ruajtjen e Kosovës.

Lidhur me këtë gjë, zv.kryeministri Tahiri ka thënë se Kosovën e ruanë populli i vet, gjaku i dëshmorëve dhe institucionet dekomratike.

“Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe dje Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re në krye me Ana Brnabiq. Nga 232 deputetë, 227 votuan pro, kundër pesë dhe nuk pati asnjë abstenim. Kryeministrja Ana Brnabiq dhe ministrat bënë betimin në Kuvendin e Serbisë dhe ia dorëzuan tekstin e betimit Kryetarit të Parlamentit, Ivica Daçiq.

Postimi i tij i plotë:

Anëtarët e Kabinetit Brnabic mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’.

Brnabic dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare.

Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles