Në bazë të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, paralajmëron se pas shtatë apo dhjetë ditësh, në Kosovë do të ketë krizë.
Ahmeti, në një postim në Twitter, ka shkruar se bazuar në lidhshmërinë e Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera të regjionit, në të cilat ka nisur vala e dytë e coronavirusit, kjo mund të ndodhë shpejt edhe në vendin tonë.
“205 KS – 111 Pr. Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marr parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë. Kujdes me maska ju lutem!”, ka shkruar Ahmeti.
205 KS – 111 Pr. Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marr parasysh lidhshmerinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë. Kujdes me maska ju lutem!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 26, 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 205 raste të reja me koronavirus, kanë vdekur 3 persona, ndërkaq janë shëruar 62.
Ndërsa, Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë më e goditura nga coronavirusi. Në tri ditët e fundit në Prishtinë janë regjistruar 269 raste të personave të infektuar me COVID-19.