18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Selimi: Shpresojmë që Thaçit nuk do t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Ai ka thënë se pavarësisht se Thaçi ishte njëri ndër sponsorizuesit e kësaj gjykate, nuk i dëshirojnë aktakuzë asnjë ish-ushtari të UÇK-së.

“Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmon Thaçit aktakuzën. Edhe pse Thaçi është njëri ndër sponsorizuasit e kësaj gjykate, por ne jemi kundër sepse krime ka bërë Serbia e jo UÇK-ja”, tha ai në Rubikon.

Ai ka thënë se personalisht atij i është kërkuar nga Limaj që të marrin pjesë në seancën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por që ka refuzuar për shkak se kanë besuar se nuk do të mund të ndërrohet Kushtetuta pa 80 vota.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles