24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoti për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion: Ishte antikushtetuese, nuk keni parë gjë akoma

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se vendimi për krijimin e Task-forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës ka qenë antikushtetues.

Hoti në një konferencë për media ka përmendur dy pikat e këtij vendimi që sipas tij nuk kanë qenë në përputhshmëri me ligjin.

“Në pikën e parë të këtij vendimi thuhej Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in kërkon nga Prokuroria Speciale e Kosovës që në kuadër të saj të krijojë një departament special anti korrupsion me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë. Në pikën e dytë ia përcakton edhe numrin e prokurorëve ku thuhet se departamenti special anti korrupsion të përbehet nga 8 prokurorë, pesë prej të cilëve do të jenë vendor dhe tre do të emërohen nga autoritetet e EULEX-it… Këtij vendimi i kanë munguar vetëm emrat e prokurorëve…”, tha Hoti.

Ai shtoi se arsyeja e dytë pse e kanë shfuqizuar këtë Task-forcë është se përmes këtij vendimi brenda Policisë së Kosovës janë krijuar struktura joligjore dhe jo në përputhje me ligjin për Policinë e Kosovës.

“Ju garantoj se do të kthejmë ligjshmërinë sipas organizimit ligjor që ka Policia e Kosovës në përputhje me Kushtetutën. Policia do të jetë në dispozicion të organeve të drejtësisë. Jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Nuk keni parë gjë akoma sa i përket kthimit të ligjshmërinë”, tha Hoti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles