4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri thotë se ish-Drejtori i Policisë ishte njeri i afërt PDK-së, shkarkimin e tij e lidh me arrestimin e Haki Rugovës

Analisti Visar Ymeri ka folur për zhvillimet e fundit në vend që lidhen me shkarkimin e Rashit Qalajt dhe arrestimin e Haki Rugovës.

Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se për shkarkimet dhe emërimet e reja në institucione të ndryshme duhet të pritet dhe nuk duhet nxituar për të bërë komente.

“Duhet të pritet të shihet puna e të emëruarve të rinj…Zakonisht secila parti që vjen në pushtet ashtu vepron, emëron njerëzit e vet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se meqë PDK-ja ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë ajo ka ndikimin e saj nga policia te gjyqësia.

“Nëse një parti ka fuqi t’i ngrejë dikujt hetim dhe ta arrestojë dikë, ajo është PDK-ja. Deri vonë është fol se Drejtori i Policisë (Rashit Qalaj) është njeri i afërt i PDK-së, veçanërisht me një degë të PDK-së që udhëhiqet nga deputetin Elmi Reçica. Pra Drejtori i Policisë ka qenë njeri i afërt dhe mik me Elmi Reçicën”.

“Nëse arrestimi i Haki Rugovës ka qenë i nxitur nga elementë të caktuar brenda policisë dhe prokurorisë, atëherë nuk e di kush tjetër mund ta ketë bërë këtë pos PDK-së. Mirëpo tash nëse e ka bërë PDK-ja duhet ta diskutojmë motivin politik pse e ka bërë PDK-ja kundër LDK-së”.

Ymeri thotë se momenti i arrestimit të  Haki Rugovës ka qenë i dyshimtë në kohën kur është bërë.

“Ka shumë kryetar komunash që mund të hetohen dhe arrestohen për punë të njëjta si Haki Rugova, pavarësisht se arsyet qëndrojnë”, tha ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles