17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Fushë Kosovës për hyrjen me pagesë në Prishtinë, një dëshirë e parealizueshme

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha e ka quajtur një dëshirë të parealizueshme paralajmërimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që qytetarët e komunave të tjera që duan të hyjnë me veturë në kryeqytet duhet të paguajnë taksë, e cila mendohet të jetë 10 euro.

Berisha në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se Prishtina nuk ka kapacitete ta bëjë një gjë të tillë.

“Ne nuk jemi fare të preokupuar për ketë temë, pasi kjo është një çështje që nuk mund të realizohet hiq. Pra, është një dëshirë e parealizueshme. Për këtë duhet kohë dhe studime, kështu që Prishtina nuk ka kapacitete që të bëjë një gjë të tillë. Nuk është vetëm Fushë Kosova por janë edhe katër hyrje tjera për të hyrë në Prishtinë”, u shpreh ai.

Berisha pohoi se çdo mbyllje e Prishtinës do të jetë fitore e Fushë Kosovës.

“Kjo vetëm e ka trazuar opinion publik dhe asgjë më shumë, përndryshe Komuna e Prishtinës që nga paslufta është mësuar të mbyllet dhe ne si Fushë Kosovë jemi hapur dhe kemi pasur dobi, për këtë temë mund të them se çdo mbyllje e Prishtinës do të jetë një fitore e Fushë Kosovës”, deklaroi ai.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se përveç parkingut me pagesë, janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër.

“Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetrën për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave”, kishte thënë Ahmeti.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se çdo qytetar që dëshiron të hyjë me veturë në qytet do të jetë i detyruar të paguajë një taksë, minimumi i së cilës pritet të jetë 10 euro.

Propozimin për vendosjen e kësaj takse e ka kundërshtuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci./Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles