8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Protestojnë punëtorët teknikë, kërkojnë të paguhen për kohën e pandemisë

Punëtorët teknikë të cilët operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë sot.

Protesta e punëtorëve teknikë po bëhet për të kërkuar që të paguhen gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Kështu ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Punëtorët do të protestojnë në objektin e ish-Rilindjes dhe aty do të qëndrojnë për gjatë gjithë ditës.

Ndërkaq, në ora 13:00 protestuesit do t’i vizitojë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka njoftuar se do të deklarohet edhe për media.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles