-5.8 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

spot_img

Krasniqi kërkon nga CEFTA që të hiqet emërtimi UNMIK-Kosovo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

Ministri Krasniqi, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj, kanë takuar drejtorin e CEFTA-s, Emir Gjikiq me të cilin kanë biseduar për ndikimin e pandemisë në fushën e tregtisë, barrierat dhe obligimet që kanë shtetet nënshkruese të CEFTA-s.

Siç njoftohet, Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij dhe të qeverisë së Kosovës sa i përket zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, duke theksuar faktin se shumë prej tyre nuk po zbatohen nga shteti fqinj Serbia.

“Kërkova që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja  për shenjën e konfirmitetit dhe të njihet kualifikimet profesionale” ka deklaruar ministri Krasniqi.

Në këtë takim, ministri Krasniqi ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles