5.2 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Besoj fort se Gjermania do të përkrahë Kosovën drejt lëvizjes së lirë në vendet e Shengenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 30-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë, ka thënë se beson që ky shtet do të përkrahë Kosovën në lëvizjen e lirë në vendet e Shengenit.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin.

“Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin tonë demokratik. Besoj fort se Kosova do të përkrahet nga Gjermania për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për tu integruar në BE”, shkruan Mustafa.

Ky është statusi i plotë:

Ribashkimi i Gjermanisë para 30 viteve konfirmoi fitoren e vullnetit të popullit gjerman, nga të dy anët. Zhvillimi ekonomik dhe roli i prijës i Gjermanisë dëshmoi sinergjinë e pashterrur të popullit të ndarë me dhunë, i cili asnjëherë nuk u pajtua me murin ndarës.

Gjermania ishte prijëse e rrënimit edhe të mureve tjera ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, të bashkimit dhe integrimit të tyre në një treg unik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave.

Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin tonë demokratik. Besoj fort se Kosova do të përkrahet nga Gjermania për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për tu integruar në BE.

Në emër të LDK-së, uroj qytetarët dhe shtetin gjerman për përvjetorin e 30-të të bashkimit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles