6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Cakaj kërkoi nga Presidenca gjermane e BE-së të ndikojë për heqjen e vizave për Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar nga Presidenca gjermane e BE-së t’i japë shtytje liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë drejtë.

Cakaj sot gjatë një takimit në Berlin me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum, ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Postimi i plotë Cakajt në Facebook:

“Sot në Berlin, pata një takim të shkëlqyer me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum.

E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Po, patjetër: theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë …”, ka shkruar Cakaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles