7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, që u mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti.

PDK përmes një komunikate ka njoftuar se “pas situatës së rënduar ekonomike për shkak të pandemisë dhe vështirësve me të cilat po përballen shumë familje kosovare, PDK-ja do të deponoj shumë shpejt për votim në Kuvendin e Kosovës, plotësim-ndryshimin e ligjit i cili do t’u mundësoj qytetarëve të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti”.

“Kjo iniciativë e PDK-së vjen pas manipulimit që ka bërë Qeveria Hoti duke e futur tërheqjen e mjeteve nga Trusti në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e më të cilin po dështon për të disatën herë”, thuhet në komunikatë.

“PDK, përmes plotësim-ndryshimit të këtij ligji, kërkon të ndajë tërheqjen e kursimeve të qytetarëve në trust nga pakoja tjetër, dhe me këtë t’i jepet fund abuzimit me ndjenjat dhe nevojat emergjente të e qytetarëve”.

“PDK i fton të gjitha partitë politike në vend që t’i japin mbështetje kësaj iniciative e cila është ndihmë e drejpërdrejtë për familjet kosovare në këtë fundvit”, thuhet në komunikatë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles