16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Katër arsimtarë në shkollën “Faik Konica” dalin pozitivë me Covid-19, vazhdojnë mësimin online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë katër arsimtarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa mësimi në këtë shkollë do të kalojë në skenarin “C”, pra mësimin online për dy javë.

Zemaj bën thirrje që të respektohen masat anti covid, dhe të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë.

Njoftimi i plotë:

Nga dita e parë e fillimit të Vitit të Ri shkollor, kemi bërë thirrje për kujdes të shtuar, respektim të masave anti covid por edhe vigjilencë në shkolla.

Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19.

Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, të kaloj në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë.

IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A”.

Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër,

Kërkoj të respektoni masat anti covid, të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë, të mos përsëriten rastet e tilla.

Së bashku ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles