Më shumë se një metër borë priten në Alpet Evropiane

0
24

Masat ajrore ciklonike po fuqizohen nga Atlantiku në drejtim të Evropës perëndimore kur pritet destabilizim i fuqishëm i motit me reshje të dendura shiu, ndërsa në viset malore priten reshje të dendura bore. Reshje të dendura bore ditëve të ardhshme priten në Alpet gjermane, franceze, zvicerane, italiane dhe austriake.

Reshjet më të fuqishme të borës priten në Alpet Zvicerane ku trashësia e borës do të shkojë mbi një metër dhe në ndonjë lokacion ajo mund të arrijë deri në 2 e më shumë metër. Pra, pritet furtunë e vërtetë dimërore në Alpet Evropiane.

Në ende jemi nën ndikimin e masave të nxehta ajrore, por nga e diela do të kemi ulje të temperaturave. Gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme reshjet e borës mund të paraqiten edhe në malet më të larta të Ballkanit si në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Edhe në Kosovë fare lehtë mund të kemi zbardhjen e majave më të larta malore.

Në fillim të Tetorit do të kemi përmirësim të motit dhe ngritje të temperaturave.