19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

EULEX-i pas arrestimit të Mustafës: Ne dhamë përkrahje operacionale dhe logjistike, në përputhje me ligjet e Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike Zyrës së Prokurorit të Specializuar në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Kështu thanë në një përgjigje dërguar për Telegrafin nga zyra për shtyp e EULEX-it.

“Siç është cekur në komunikatën për shtyp, të lëshuar sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZSP), sot në Kosovë është arrestuar Salih Mustafa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të urdhër arrestit, urdhrit për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike ZSP-së në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës”, kanë thënë për Telegrafin nga zyra për shtyp e EULEX-it.

Ndryshe, sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles