19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Hoti nuk është i sinqertë para qytetarëve, të tregojë arsyen e vërtetë të shtyrjes së takimit në Shkodër

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti, tashmë e dëshmoi se nuk ka qëndrueshmëri në bindjet e veta, i ndryshon ato publikisht pa asnjë pendim dhe nuk është fare i sinqertë as para popullit dhe as para Kuvendit.

Kusari-Lila ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti duhet të tregojë cila është arsyeja e vërtetë e shtyrjes së takimit në Shkodër.

Lexoni të plotë postimin e deputetes në Facebook:

“Cila është arsyeja e vërtetë e shtyrjes së takimit në Shkodër?

Të jesh në krye të vendit në kohë krize, duhet të paktën të kesh empati për problemet që kanë qytetarët e atij vendi dhe të komunikosh hapur me qytetarët për limitet që i ke. Jo të jesh i mpirë nga dehja me pushtetin në njërën anë, ndërsa në anën tjetër të fshihesh prapa arsyetimeve boshe dhe prapa përgjegjësive të institucioneve tjera, e vetë nuk ke as transparencë dhe as llogaridhënie.

Avdullah Hoti, tashmë e dëshmoi se nuk ka qëndrueshmëri në bindjet e veta, i ndryshon ato publikisht pa asnjë pendim dhe nuk është fare i sinqertë as para popullit dhe as para Kuvendit.

Një bindje të njëjtë mosbesimi të krijon arsyetimi për shtyrje të mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Si t’i besohet arsyetimit të njeriut që deri më tani asnjë qëndrim nuk e mbajti, as brenda tre muajve të një mandati.

Kryeministri, para se të mundohet të fshihet prapa Kuvendit, sikur me dështimin e Qeverisë me pakon e rimëkëmbjes, është mirë të mos e arsyetojë shtyrjen e mbledhjes së dy qeverive me seancën e Kuvendit.

Jemi mësuar Kuvendi me karriget e Qeverisë bosh, e vazhdojmë agjendën e mbetur edhe pa ta. Ndërsa, ata të vazhdojnë takimin e dy qeverive, përveç nëse nuk është arsyeja e shtyrjes dikund tjetër?! E në atë rast, është më mirë të tregojë hapur, çka e bëri të shtyhet mbledhja në Shkodër?”.

Ndryshe, një ditë më parë Hoti ka njoftuar për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.

Hoti ka thënë se ka rënë dakord me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që mbledhja e dy qeverive të mbahet më 2 tetor.

Sipas tij, mbledhja e dy qeverive ishte paraparë të mbahet këtë të premte, por për shkak të seancës së Kuvendit është shtyrë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles