15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Trump tha se kanë “ndalur vrasjet në mes shqiptarëve dhe serbëve”, Grenell nuk i komenton deklaratat

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk e ka komentuar deklaratën e shefit të tij, presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se kanë arritur “ndaljen e vrasjeve në mes të shqiptarëve dhe serbëve”.

Grenell tha se presidenti Trump krenohet me marrëveshjen për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe se çdo gjë është bërë falë tij.

Grenell: Trump na tha të vijmë në Kosovë për zbatim të marrëveshjes.

“Presidenti Trump mburret më këtë marrëveshje historike, mos u gaboni, sepse nuk do të ishim këtu po të mos ishte president Trump, ajo çfarë ka thënë presidenti Trump është se është i zotuar duke u futur në normalizimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Nuk do të ishim këtu mos të kishte qenë presidenti Trump që ka thënë hajde të bëjmë diçka ndryshe për rajonin, të bëjmë diçka ndryshe për qytetarët. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje edhe njëherë presidenti na tha në Zyrën Ovale shkoni dhe zbatojeni dhe mos i leni vetëm fjalë”, tha ai.

Këtë deklarata Grenell i bëri në konferencën me gazetarë pas nënshkrimit të një marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, e cila del nga ajo e 4 shtatorit që u arrit në Shtëpinë e Bardhë për normalizim ekonomik.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles