U emërua si Koordinator i sulmeve kibernetike, por Zafir Berishës ia thyen llogarinë në facebook

0
28

Katër persona janë emëruar sot në pozitën e koordinatorëve nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme.

Një pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha, i cili shpesh herë është kritikuar edhe për aftësitë e të shkruarit dhe shprehurit shqip, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

E pas këtij emërimi Zafer Berishës ia thyen edhe llogarinë e tij të facebookut, ku edhe i publikuan një postim qesharak.

No description available.

Në bazë të kërkimeve në internet del se Berisha është i kualifikuar për histori dhe gjeografi, por askund nuk përmendet se ka aftësi në teknologjinë informative.

Megjithatë, nga e hëna ka marrë përsipër të koordinoi aktivitetet për siguri kibernetike në Kosovë.

E në Kosovë, vend që konsiderohet me të rinj shumë të talentuar sa i përket kibernetikës, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka zgjedhur një person që në CV-në e tij nuk ka asgjë lidhje me kibernetikën e internetin të jetë Koordinator Nacional për siguri kibernetike./Veriu.info