18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zafir Berisha flet pas marrjes së përgjegjësive të reja si koordinator nacional për siguri kibernetike

Zafir Berisha është emëruar gjatë ditës së sotme në pozitën e Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike dhe të Koordinatorit Nacional për menaxhimin e emergjencave.

Berisha pas marrjes së përgjegjësive të reja ka thënë se luftimi i sulmeve kibernetike duhet të jetë prioritet.

“Ngritja përgjegjësisë në strukturat e sigurisë së Kosovës lidhur me parandalimin dhe luftimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë duhet të jetë prioritet i prioriteteve”, ka shkruar ai në Facebook.

Berisha më tej ka thënë se zhvillimi i teknologjisë ka rritur rrezikun nga sulmet kibernetike.

“Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kompjuterike dhe internetit, si në çdo vend të botës edhe në Kosovë ka rritur rrezikun nga sulmet kibernetike, prandaj avancimin e strategjisë për mbrojtje kibernetike nga incidentet, sulmet, krimet dhe terrorizmi në këtë fushë është shumë jetike për sigurinë e Kosovës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles