9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

BBC raporton për operacionin e policisë së Kosovës në Karaçevë, kundër kazinove dhe krimit të organizuar

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, kundër kazinove dhe krimit të organizuar.

Me këtë rast ka raportuar edhe mediumi britanik BBC, i cili shkroi se të paktën 10 policë ishin arrestuar në Kosovë si rezultat i këtij aksioni.

Ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në vend, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.

Raportohet se të premten u arrestuan 35 persona, 12 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Sipas Prokurorisë së Gjilanit, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Rrjeti britanik BBC raportoi se të paktën 10 anëtarë të forcave të rendit ishin zyrtarë policorë në kufi për të cilët pretendohet se i kishin lehtësuar këto veprimtari të paligjshme ndërkufitare.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme 14 kazino të paligjshme u shkatërruan ndërsa makinat e lojërave të fatit u sekuestruan nga policia.

Në muajin mars të vitit të kaluar qeveria e Kosovës miratoi ligjin për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme.

Sipas BBC, bastet veçanërisht në sport, ishin bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në Kosovë viteve të fundit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles