6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka blerë 165 mijë vaksina kundër gripit

Në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit, gripi sezonal i shton edhe më shumë shqetësimet e personelit mjekësor, për shkak të drojës së gjendja mund të rëndohet.   

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të mos krijohet panik, duke u premtuar qytetarëve se tashmë janë 165 mijë doza të vaksinave kundër gripit, që do shpërndahen në tetor.

Stafi mjekësor dhe pacientët janë të shqetësuar për faktin se po afrohet periudha e gripit sezonal, përderisa COVID-19 është ende i pranishëm dhe aktiv.

“Simptomatologjia është shumë e ngjashme ka fillua paniku edhe te pacientët edhe te stafi mjekësor, ndryshimet janë shumë të pakta ndoshta një lodhje më e madhe, dhe paraqitja e simptomave është shumë më e vrullshme te  COVID sesa te gripi sezonal. I vetmi shpëtim është vaksinimi”.

Doktoresha Drita Peqani, thotë se për gripin sezonal më të rrezikuarit janë fëmijët gjë që dallon nga COVID-19, pasi që simptomat janë më të rënda.

“Te gripi sezonal janë si grupmoshë e rrezikuar janë fëmijët nën  moshën 5-vjecare, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe pacientët të cilët kanë sëmundje kronike sidomos ato respiratore, me diabet, me sëmundje kardiovaskulare”, deklaroi më tej Drita Peqani.

Ministria e Shëndetësisë në fillim të muajit gusht, pati hapur tender për furnizim me rreth 400 mijë vaksina sezonale. Por, tenderi është anuluar për shkak të tejkalimit të çmimit. Tani procesi i tenderimit është në trajtim nga organet përkatëse ndërsa MSH thotë për Dukagjinin se janë siguruar 160 mijë doza të vaksinave.

“MSh nga buxheti i saj deri tash ka blerë për sivjet 165 000 vaksina kundër gripit sezonal, kontigjentet e para të së cilave fillojnë të shpërndahen në tetor për grupet e rrezikut (të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe shtatzënat), kurse pjesa tjetër prej rreth 350 000 të tjerave do të blihen më vonë, për shkak se tenderi aktual është anuluar nga MSH-ja pasi kompania e vetme ofertuese kishte ofruar një çmim shumë fish më të lartë se vlerat e parashikuara dhe me çmim më të lartë se vitet e kaluara”.

Qytetarët udhëzohen të kujdesen për vete duke u ushqyer shëndetshëm, duke mbajtur maskën, respektuar distancën dhe duke mbajtur higjienën personale./RTV Dukagjini

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles