8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia për 24 orë shqipton 833 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndërkaq, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 833 tiketa trafiku për qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin për COVID-19.

Ndryshe, ligji anti COVID-19 me 29 nene rregullon anën ligjore, parandalimin, masat për mbrojtje, testimet, trajtimin, kompensimet shtesë, por edhe gjobat për shkelësit e ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit të Pandemisë.

Të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro, ata që nuk respektojnë distancën po ashtu do të dënohen me 35 euro.

Dënime më të larta parashihen për ata që nuk respektojnë orarin e kufizimit të lëvizjes ku dënimi është 200 euro, kurse për ata që nuk respektojnë izolimin dënimi është 500 euro.

Në kapitullin pesë të këtij Ligji në amendamentin 28, thuhet se masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj shqiptohen nga Policia e Kosovës, Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet komunale.

Sipas draftit të parë të këtij Ligji thuhet se mjetet financiare të mbledhura nga masat ndëshkimore do të derdhen në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles