7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Shtëpia e Bardhë e ofroi njohjen reciproke, por qeveria Hoti hoqi dorë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për dialogun ka thënë se ky i fundit ka humbur mundësinë për njohje reciproke me Serbinë në Washington.

Kryeparlamentarja tha se Shtëpia e Bardhë e ka ofruar njohjen reciproke, por Kosova ka hequr dorë nga termi “Republikë”. E për njohje reciproke, Osmani tha se pritshmërinë e ka rritur vetë qeveria Hoti.

“Unë besoj që pritshmërinë i ka rritur vet qeveria e ka thënë edhe këtu edhe çdo kund tjetër që pikërisht këtë rezultat duhet të pritnim. E vërteta është që e ofrojë këtë, Shtëpia e Bardhë iu vendosi përpara Kosovës dhe Serbisë ku Kosova ishte e njohur si Republikë e Kosovës. Republikë e Kosovës. Unë po pajtohem se është abuzuar me atë paragrafin e 10 ku i bazohet pakicave, por Shtëpia e Bardhë e ofroi një dokument për të nënshkruar edhe nga Serbia. Ajo ka qenë njohja reciproke, nga ajo nuk është dashur të hiqet dorë”, tha Osmani.

Ndërkohë i tha atij se e ka hapur temën e asociacionit në Bruksel, për të cilin tha se bashkë me Hashim Thaçin në 2013 e 2015 e kanë bërë, por siç tha do jenë të kujdesshëm që të parandalojnë të ri negociojnë prapë.

“Për mua është interesante ky zhvillimi i dy-tri ditëve të fundit. Kjo loja e ping-pongut mes LDK-së dhe PDK-së se kush e ka bërë asociacionin. E vërteta është se edhe në 2013 edhe në 2015 keni qenë bashkë rreth asociacionit…2013 ju e përkrahet PDK-në se kurrë nuk i kish bo 2 të tretat e votave, bile bile prej opozitës e 2015 Hashim Thaçi i rrinte pip në këmbë Isa Mustafës derisa ai i nënshkruante parimet për Asociacionin. Bashkë atëherë e bashkë në 2013, pra asociacioni është një meritë e përbashkët, por kjo nuk do thotë që ne sot nuk do të kemi kujdesin e nevojshëm për të parandaluar një synim që ai të rinegocohet prapë”, tha ajo.

Osmani tha se pjesa e dytë e marrëveshjes ku flitet për Ujamanin dhe shpërndarjen e burimeve ujore për çështje energjie është problematike.

“Pjesa e dytë po na pengon, jo pjesa e parë. E mirëseardhur është amerika edhe për studim të fiizbilitetit”, tha ajo.kp

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles