10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon ambasadorin zviceran, flasin për bashkëpunimin reciprok dhe dialogun me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, Thomas Kolly, ndërsa biseduan për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimi me shtetin zviceran.

Osmani ka folur për rolin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe mbështetjen e shtetin zviceran ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit të përpjekjeve për pavarësinë e vendit.

Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga ambasadori Kolly që shteti i tij të vazhdojë me përkrahje të Kosovës edhe më tej, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin në sfera të tjera, teksa kryetarja Osmani u fokusua në bashkëpunimin në sferën e diplomacisë parlamentare ndërmjet të dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të posaçëm për procesin e dialogut me Serbinë, thuhet në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles