Lideri i partisë URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë për gazetën prestigjioze Der Spiegel se aleanca e re e arritur në mes të tri partive opozitare do të arrijë të rrëzojë Milo Gjukanoviqin dhe ka thënë se kursi drejt integrimit europian nuk do të ndryshojë.
“Ne udhëheqësit e tre aleancave elektorale nënshkruam një marrëveshje të mërkurën. Ndër të tjera, ajo përcakton se Mali i Zi mbetet një anëtar i NATO-s, vazhdon të përpiqet për integrimin në BE dhe nuk e revokon njohjen e Kosovës. Nëse ndonjë nga këto nuk respektohet, atëherë ne nuk do të jemi më pjesë e kësaj qeverie.
Aleanca jonë zgjedhore është garancia për zhvillimin e vërtetë demokratik”, ka thënë ai.