Isa Mustafa thotë se nuk e përjashtoi Vjosa Osmanin nga LDK

0
23

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur lidhur me krijimin e partisë së re nga Vjosa Osmani, duke thënë se vetëm do ta falenderojë për punën që bëri në parti.

Kështu tha ai në një intervistë për Pressing, ku ndër të tjera shtoi se nuk përfshihet në veprimet që ajo do t´i ndërmarrë në të ardhmen.

“Nuk dëshiroj ta cilësoj se bën veprim të mirë ose jo se është çështja të veprimet e saj. Ne mund ta falenderojmë për punën e aktivitetin, por jo të përfshihemi e ta diktojmë dikë se si do të veprojë në të ardhmen.”, tha ai.

Në fund, Mustafa ka thënë se Osmani nuk ishte përjashtuar nga partia, por vetëm ishte liruar nga detyra.