11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjini: Hoti ka të drejtë të nënshkruajë në emër të Kosovës – por jo në emër të partnerëve nëse nuk ndihen komod

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini ka thënë se përfaqësuesit e këtij subjekti, në delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, nuk u ndjenë komod, për shkak të çështjes së Ujmanit.

Gjini deklaroi se kjo dhe ishte arsyeja e një acarimi të ndodhur të premten e 4 shtatorit, meqë Kryeministri Hoti s’mund të nënshkruajë marrëveshje pa konsultuar partnerin e koalicionit AAK-në.

“Në Shtëpinë e Bardhë ka ndodhur edhe diçka tjetër. Delegacioni serb për herë të parë i është ekspozuar në dokument një dokumenti propozim për njohjen e Kosovës”.

“Ka çështje të cilat neve na ngrisin një dro, siç ka qenë çështja e Ujmanit”.

“Kosova ka dalë prej një cikli të negociatave të pafundme pa një efekt real të marrëdhëniet mes dy vendeve”.

“Kurdo që vendet negociojnë me një vend tjetër, gjithmonë synohet që të krijohen rrethanat e një konsensusi sa më të madh që të jetë i mundshëm”.

“Ne nuk po negociojmë tarifa të energjisë, por çështje që janë jetike për Kosovën. Të gjithë kanë nevojë të kenë informacion”.

“Shumë prej nesh kanë kaluar në faza problematike të historisë së re të Kosovës. Ne kemi kujtimet shumë të freskëta prej proceseve shumë të rëndësishme”, tha ai në klanks.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles