10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

AAK: Nëse Serbia mbetet palë për Ujmanin rishikojmë qëndrimin në Qeveri

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se nëse Serbia mbetet palë në vendimmarrje për Ujmanin atëherë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të rishikojë qëndrimin e saj në Qeveri.

“Nëse Serbia mbetet palë në vendimmarrje bashkë me ne për Ujmanin, atëherë AAK-ja menjëherë e rishikon qëndrimin e vet në Qeveri edhe nuk do ta mbështetë një marrëveshje të tillë”, ka thënë Gjini, nënkryetar në AAK.

Për AAK-në është e pranueshme marrëveshja me SHBA-në, por jo tripalëshe ku përfshihet edhe Serbia.

“Kryetari Haradinaj ka insistuar se për Ujmanin mund të kemi marrëveshje bilaterale me SHBA-në, por nuk mund të kemi marrëveshje tripalëshe ashtu që për çfarëdo vendimi për Ujmanin ne ta pyesim edhe Serbinë. Kjo pikë nuk mundet me mbet ashtu siç është”, ka thënë Gjini.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles