15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Reagimi i BE’së pas marrëveshjes në Washington: Gjithçka duhet të jetë në përputhje me ligjet tona

Për Bashkimin Evropian, secila gjë për të cilën ka pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë në përputhje me rregullat e bllokut.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano ka thënë se BE-ja është duke pritur informata të mëtejme prej partnerëve të saj, përfshirë rreth asaj se si zotimet e bëra do ta ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë në avansimin e shtegut të tyre evropian.

Ai i është referuar Marrëveshjes së Washingtonit dhe ceremonisë së nënshkrimit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Washington, të premten.

“Palët kanë gjetur pika të përbashkëta se si t’i adresojnë çështjet e ndryshme në kuadër të normalizimit të raporteve të tyre. Palët duhet të flasin për veten rreth çështjeve në dokumente. Për BE-në, gjithçka për të cilën arrihet pajtim, duhet të jetë tërësisht në përputhje me EU acquis, rregullat dhe ligjet tona, ashtu si edhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, i ka thënë ai për Kohën.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles