18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ali Ahmeti përfundon dëshminë pas tetë orësh

Pas tetë orësh përfundoi intervistimi i kryetari të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti. Nga porta ku po prisnin gjatë tërë ditës gazetarët doli makina me vetura maqedonase.

Ahmeti është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 në mjediset e EULEX-it për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës dhe ka qëndruar aty deri në ora 17:30.

Kreu i BDI-së është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa intervistimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së. /kp/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles